Theology & Culture

Përshkrim

Theologjia & Kultura është revista akademike zyrtare e Departamentit të Theologjisë & Kulturës, Kolegji Universitar “Logos”, Tiranë-Shqipëri. Kjo revistë akademike do të botohet dy herë në vit e shtypur dhe në internet, e vendosur në Manastirin e Shenjtë të shën Vlashit, Durrës, Shqipëri. Theologjia & Kultura është një revistë ndërkombëtare me recensë kolegësh dhe hyrje të lirë, që i dedikohet botimit të artikujve me cilësi të lartë të hulumtimit në fushën e Theologjisë, Studimit të Religjionit, Edukimit, Letërsisë dhe Shkencave Sociale. Revista boton recensa, punime origjinale, njoftime për konferenca, recensa librash dhe raporte kërkimore, duke u përpjekur të sigurojë një platformë për ekspertë dhe studiues në të gjithë botën për të shkëmbyer hulumtimet dhe gjetjet e tyre të fundit. Një tjetër qëllim i Revistës do të jetë promovimi i studimeve tematike që lidhen me religjionin, historinë, kulturën dhe shoqërinë në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi. Gjuha zyrtare e Revistës është anglishtja dhe vetëm në raste të veçanta do të shtypen artikuj në gjermanisht, frëngjisht apo italisht.

Bordi i redaksisë përbëhet nga:

  1. Dr. Georgios Gaitanos, Përgjegjës i Departamentit, Lektor i Studimeve Religjioze
  2. Dr. Georgios Keselopoulos, Lektor i Studimeve Liturgjike

Informacion për autorët

1. Dorëshkrimi duhet të jetë origjinal dhe i pabotuar më parë. Mos dorëzoni material që po shqyrtohet aktualisht nga një revistë tjetër.

2. Dorëshkrimet mund të jenë 3000-8000 fjalë ose më të gjata nëse miratohen nga redaktori, duke përfshirë një abstrakt, tekste, tabela, poshtëshënime, shtojca dhe referenca. Titulli nuk duhet të ketë më shumë se 15 fjalë, dhe abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 300 fjalë. Janë të detyrueshme 3-5 fjalë kyçe ose fraza kyçe.

3. Dorëshkrimi duhet të jetë në formatin MS Word, i dorëzuar (dërguar) si bashkëngjitje e-mail-i në adresën tonë të postës elektronike (e-mail).

4. Autorëve të artikujve që pranohen ne do t’u ruajmë të drejtën e autorit.

Politikat e recensës së kolegëve

Theologjia & Kultura është revistë me recensë kolegësh. Të gjithë artikujt e hulumtimit në këtë revistë i nënshtrohen një recense rigoroze të kolegëve, bazuar në shqyrtimin fillestar të redaktorit dhe gjykimin anonim nga të paktën dy gjykues anonimë. Dhe gjithashtu, recensuesit dhe anëtarët e bordit të redaksisë sonë janë nga vende të ndryshme të të gjithë botës.

Procedurat redaksionale

Të gjitha punimet që konsiderohen të përshtatshme për këtë revistë recensohen në mënyrë anonime nga të paktën dy recensues të jashtëm. Procesi i recensimit zakonisht zgjat dy deri në tri javë. Punimet pranohen për botim pa redaktim stilistik, thelbësor. Redaktorët rezervojnë të drejtën për të bërë çdo ndryshim të nevojshëm në punim, t’i kërkojnë autorit ta bëjë këtë, ose ta refuzojnë punimin e paraqitur. Një kopje e punimit të redaktuar së bashku me bocat e para do t’i dërgohet autorit për korrekturë. Ato duhet të korrektohen dhe t’i kthehen Redaktorit brenda shtatë ditëve. Pas pranimit të versionit përfundimtar të punimit, autorëve u kërkohet të mos bëjnë ndryshime të mëtejshme në tekst.

Previous Volumes

Volume 1.1 (June 2020)

Volume 1.2 (December 2020)

Volume 2 (June 2021)

Volume 3 (September 2021)

Volume 4 (June 2022)

Volume 5 (December 2022)

Volume 6 (May 2023)

Volume 7 (December 2023)

Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani