Buletin

No. 6-Nëntor 2023

Në vëllimin e gjashtë të buletinit mujor të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës lexoni të gjitha të rejat më të fundit nga fillimi i vitit të ri akademik.

No. 5-Tetor 2023

Në vëllimin e pestë të buletinit mujor të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës mësoni rreth ekspozitës fotografike mbi turizmin religjioz që u organizua në Ditën Botërore të Turizmit dhe lexoni artikuj të tjerë interesantë.

No. 4-Shtator 2023

Në vëllimin e katërt të buletinit mujor të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës mësoni gjithçka për festën e Fjetjes së Hyjlindëses në Manastirin e Shenjtë të Shën Vlashit, kuptimin e Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit tonë dhe shikoni një intervistë interesante për programet e studimit. të Departamentit tonë.

No. 3-Gusht 2023

Në vëllimin e tretë të buletinit tonë mujor sjellim në vëmendje gjithçka mbi përfundimin e studimeve të të sapodiplomuarve tanë në programet e Departamentit bachelor dhe master, aktivitetet e dy shkollave verore për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit dhe në fund botimin e librit tonë të 11-të.

No. 2-Korrik 2023

Ky është vëllimi i dytë i buletinit mujor të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës. Në këtë vëllim kujtojmë momente nga ceremonia e diplomimit të studentëve tanë të programit Bachelor në Theologji Sociale, mësoni për historinë e manastirit dhe festën e Shën Joan Vladimirit dhe klikoni mbi ikonat për të gjetur të gjithë informacionin e nevojshëm për programet tona të studimit.

No. 1-Qershor 2023

Ky është vëllimi i parë i buletinit zyrtar të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës. Ditën e parë të çdo muaji ju mund të merrni një botim të buletinit me të gjitha lajmet, aktivitetet dhe zhvillimet tona arsimore. Ju mund të abonoheni në listën tonë të postimeve në fund të faqes sonë të web-it dhe të merrni çdo muaj një njoftim në emailin tuaj, në mënyrë që të lexoni Buletinin tonë. Ky buletin i parë i kushtohet një prezantimi të shkurtër të programeve tona të studimit (1 Bachelor, 2 Master, 2 shkolla verore). Buletini është interaktiv, pasi të gjitha ikonat e edicionit janë linke aktive dhe ka edhe kode QR për t’u skanuar. Qëllimi ynë me këtë botim të ri është të krijojmë një komunitet njerëzish të të gjitha moshave që tregojnë interes për Theologjinë, Studimet Religjioze, Turizmin Religjioz dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë.

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani