Programi Bachelor

Programi i Ciklit të Parë të Studimeve të Departamentit të Theologjisë synon të ofrojë arsim të nivelit të lartë në fushën shkencore të Theologjisë, si dhe në studimin e religjionit dhe kulturës. Objektivi kryesor është të përgatisë profesorë të theologjisë, kler të trajnuar theologjikisht për t’i shërbyer Kishës, zbatues që mund të ofrojnë punë sociale dhe punë në organizata kulturore ose kishtare, shkencëtarë të aftë që studiojnë Theologjinë e Krishterë dhe veçanërisht atë Orthodhokse dhe, më përgjithësisht, diversitetin e fenomenit religjioz. Kriteri i pranimit për 24 studentë për të hyrë në programin bachelor është një notë mesatare prej 6,5 GPA që llogaritet nga diploma e shkollës së mesme dhe provimet kombëtare.

Sa i përket karrierës profesionale të të diplomuarve, Kurrikula e Ciklit të Parë synon, gjithashtu, të arrijë rezultatet e mëposhtme të të nxënit:

·       të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë në praktikë;

·       të komunikojnë në një gjuhë të dytë;

·       të kërkojnë, analizojnë dhe përpilojnë të dhënat dhe informacionet, duke përdorur teknologji të përshtatshme;

·       t’u përshtaten situatave të reja dhe të marrin vendime;

·       të punojnë në mënyrë autonome ose në grup në një kontekst ndërkombëtar dhe/ose ndërdisiplinor;

·       të respektojnë diversitetin, multikulturalizmin dhe mjedisin natyror;

·       të tregojnë ndjeshmëri dhe përgjegjësi profesionale, sociale dhe morale ndaj çështjeve gjinore;

·       të kenë aftësinë e kritikës dhe vetë-kritikës;

·       të promovojnë të menduarit e lirë, produktiv dhe induktiv;

·       të veprojnë me ndjeshmëri dhe përgjegjësi sociale ndaj publikut.

Kohëzgjatja zyrtare e programit është 6 semestra dhe numri minimal i krediteve evropiane (ECTS), që kërkohet për të marrë diplomën është njëqind e tetëdhjetë (180). Kurset janë të ndara në pesë tipe: Tipi A janë kurset themelore, Tipi B janë kurset specifike shkencore, Tipi C janë kurset me zgjedhje, Tipi D janë kurset plotësuese dhe Tipi E janë detyrimet për diplomimin e studentëve.

Çdo student duhet të fitojë gjithsej 180 kredite ECTS në mënyrë që të marrë diplomën bachelor. Çdo semestër studentët kanë mundësinë të zgjedhin një kurs me zgjedhje (Tipi C) nga dy zgjedhje. Kurset e tipit A dhe B janë kurse të detyrueshme. Kurset e tipit D janë Gjuhë Greke (5 semestra), Gjuhë Angleze (2 semestra) dhe Informatikë (2 semestra), të cilat, gjithashtu, janë të detyrueshme. Për më tepër, studentët, për diplomimin e tyre, do t’u duhet të shkruajnë dhe paraqesin një tezë para një komiteti (Tipi E) vetëm nëse ata kanë një mesatare nga 8.50 e lart, nga fundi i vitit të dytë akademik (semestrin e 4-rt) dhe, gjithashtu, kanë kaluar me sukses të gjitha lëndët. Nëse studentët kanë një mesatare prej 8.49 e poshtë, ata duhet të bëjnë disa provime shtesë – me shkrim ose me gojë – për tri lëndë themelore. Dy lëndë caktohen me vendim të departamentit dhe një lëndë zgjidhet nga studenti. Një komitet prej të paktën dy profesorë shqyrton çdo kurs dhe vlerëson performancën e studentëve. Departamenti, pas vlerësimit të komiteteve për çdo kurs, duhet të aprovojë vlerësimin e tyre.

Studentët mund të paraqesin tezën e tyre ose të japin ato provime përfundimtare të diplomimit, vetëm nëse kanë kaluar me sukses të gjitha kurset e kurrikulës. Në fund, në semestrin e gjashtë, studentët do të duhet të marrin pjesë në programin e praktikës studentore të departamentit tonë. Në fund, një detyrim tjetër për studentët është të marrin pjesë në një seminar trajnimi për përdorimin e burimeve bibliotekare dhe burimeve dixhitale për shkrimin akademik.

Info për pranimet ketu.

PLANI MËSIMOR

Viti I

Emërtimi i lëndësECTS
Hyrje në studimet religjoze3
Hyrje në Dhiatën e Vjetër4,5
Hyrje në Dhiatën e Re4,5
Historia e Krishtërimit I (mijëvjeçari i parë)6
Hyrje në Theologji3
Informatikë3
Gjuhë angleze I3
Gjuhë greke I3
Studime mbi tekstet e Dhiatës së Re4,5
Literatura e krishterë4,5
Historia e Krishtërimit II (mijëvjeçari i dytë)6
Parime të adhurimit të krishterë6
Pedagogji3
Gjuhë angleze II3
Gjuhë greke II3

Viti II

Emërtimi i lëndësECTS
Studime mbi tekstet e Dhiatës së Vjetër4,5
Theologjia e Adhurimit6
Studime të autorëve të mëdhenj të krishterë4,5
Edukatë e krishterë4,5
Hagjiologji3
Hyrje ne Filozofi3
Lëvizja e krishterë Ekumenike4,5
Interpretimi i teksteve biblike4,5
Studime sistematike në Teologji I4,5
Historia e Kishës Ortodokse në Shqipëri4,5
Histori e religjioneve I3
Trashëgimia kulturore e krishterë në Shqipëri3
Organizimi i aktiviteteve pedagogjik3
Lexime të Etërve Apostolikë4,5
Hyrje në Etikë3

Viti III

Emërtimi i lëndësECTS
Studime sistematike në Teologji II4,5
E Drejta Kanonike3
Historia e religjioneve II4,5
Përkujdesje e krishterë sociale4,5
Sociologjia e religjonit3
Historia e religjoneve në Shqipëri3
Metodologjia e studimit shkencor3
Arti i krishterë dhe Arkeologjia4,5
Studime sistematike në Etikë4,5
Teoria dhe parime të Retorikës4,5
Dialogu Ndërfetar3
Dëshmi e Ortodoksisë në botën moderne3
Theologjia e Biblës6
Praktikë3
Punim final/Punimi I diplomës6
Design a site like this with WordPress.com
Fillojani