Master Profesional në Theologjinë Sociale dhe Praktike

A. Statusi Profesional i Programit

Programi master profesional me titull “Theologjia Sociale dhe Praktike” mbështetet nga përvoja pesëvjeçare e programit bachelor në Theologjinë Sociale dhe Shkencën e Religjionit. Ky master do të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm për të diplomuarit e këtij programi, por edhe për të gjithë ata të specialiteteve që lidhen me punën sociale dhe shërbimin ndaj grupeve sociale me kujdes dhe vëmendje të veçantë (pacientë, të moshuar, të rinj). Mund të jetë gjithashtu i vlefshëm për të diplomuarit e Shkencave të tjera Humane dhe Sociale, udhëheqësit e komuniteteve fetare dhe mësuesit e të gjitha niveleve, në mënyrë që të kuptojnë rolin e religjionit dhe theologjisë në eliminimin e paragjykimeve fetare në shoqëri,  në eliminimin e dhunës dhe promovimin e vlerave të nevojshme për progresin dhe bashkëjetesën paqësore në shoqëri.

Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë në institucione që u përkasin komuniteteve fetare, në shërbime dhe institucione që ofrojnë ndihmë për qytetarët, në shërbime që kanë të bëjnë me punën sociale, por edhe në institucione arsimore dhe shkolla të të gjitha niveleve.

B. Qëllimi

Qëllimi i programit është të të zhvillojë njohurinë dhe kërkimin në fushën e zbatimit të vlerave të Theologjisë në nivel praktik në shoqëri, që të kuptohen më mirë traditat fetare që janë në Shqipëri dhe të forcohet një kuadër bashkëpunimi, dialogu dhe veprimi për t’u shërbyer nevojave sociale të njerëzve që përballen me pasigurinë, braktisjen, vështirësi sociale, ekonomike apo të tjera.

C. Përshkrimi

Programi i Studimit synon t’u japë pjesëmarrësve aftësitë e nevojshme për kërkimin sociologjik dhe zbatimin praktik të vlerave të Theologjisë Sociale për të trajtuar dhe parandaluar çështjet me bashkëjetesën e komuniteteve fetare dhe paqen sociale. Të diplomuarit e programit të studimit Master i Theologjisë Sociale dhe Praktike do të kenë formim shkencor dhe profesional me njohuri të avancuara në këtë fushë, do të kenë njohuri të mjaftueshme për traditat fetare që gjenden në Shqipëri, do të kultivojnë aftësitë e vetëdijes për të kuptuar dhe zgjidhur çështjet sociale që ndikojnë negativisht në grupet e dobëta sociale dhe do të familjarizohen me çështjet bashkëkohore të Etikës dhe Bioetikës që mundojnë shoqërinë moderne dhe do të kuptojnë parimet bazë për trajtimin e tyre.

D. Kriteret e Pranimit

Programi Master në “Theologjinë Sociale dhe Praktike” pranon studentë, mbajtës të diplomës së parë nga Institucionet e Arsimit të Lartë (Universitetet) të vendit dhe Institucionet jashtë vendit, të të gjitha fakulteteve universitare, të cilët duhet të njohin edhe gjuhën angleze (niveli B1 e lart). Për studentët e huaj është e detyrueshme njohja e gjuhës shqipe (niveli B2). Sigurisht, përparësi do t’u jepet mbajtësve të diplomës së ciklit të parë në Theologji Sociale dhe diplomës në Punë Sociale. Programi do të pranojë 20 studentë për çdo vit akademik.

Info për pranimet ketu.

Aplikoni tani ketu.

E. PLANI MËSIMOR

Viti I

Emërtimi i lëndësECTS
Dialogu Ndërfetar6
Këshillim Ι (në grupe vulnerable)6
Theologjia Pimantike/Praktike I6
Sociologjia e Religjionit6
Shkrimi Akademik. Teoria dhe praktika6
Këshillim II (i të Rinjve dhe Adoleshentëve)6
Theologjia Pimantike/Praktike II6
Praktika6
Teza12
Design a site like this with WordPress.com
Fillojani